Paketa fiskale, Tabaku: Doni të falni paratë e pista ndërsa gjobisni bizneset e ndershme me dhjetëfish

0
119

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka akuzuar mazhorancën se “doni të falni paratë e pista ndërsa gjobisni bizneset e ndershme me dhjetëfish”.

Në Komisionin e Ekonomisë ku po diskutohen ndryshimet e paketës fiskale, deputetja Jorida Tabaku, foli për nenin 15 të ligjit të Tatimeve, që ndër të tjera, parashikon heqjen e kompetencave të zyrave tatimore, për të zbatuar ligjin për të zbatuar procedurat tatimore.

“Janë bërë disa ndryshime të cilat lidhen, është rritur koncepti i gjobës, deri në 10-fishim, për të ulur ekonominë informale, që të ulet përdorimi i cash. Nëse qëllimi është të ulet ulja e përdorimit të cash dhe të rritet në banka. Nuk prek pagesat në ndërtim.
Elementi tjetër është rritja e gjobave, deri në 10 herë.

Niveli më i lartë I gjobave në 30 vite. Parimi I gabuar. Përjashtimi që kthehet në rregull, është shumë i dëmshëm. Evazorë fiskale dhe janë paguar fonde publike. Tani po 10-fishojmë tatimet për bizneset që përsërisin gabimet.

Tani për bizneset që janë tatimpagues vendosen gjoba 10 herë më të larta, ndërkohë që amnistojmë evazorët e 30 viteve. Sa e drejtë është në një kohë që diskutohen amnistinë fiskale juve të gjobisni më shumë tatimpaguesit e rregullt?”, pyeti Tabaku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here