Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka bërë të ditur tashmë se sa suportues është ndaj rinisë dhe figurave të reja profesioniste. Duke vënë në dukje se me çfarë vështirësish përballet vendi ynë, Meta sugjeron fuqishëm angazhimin e tyre në të mirë të tij.
Postimi i plotë:
Vendi është në një krizë të thellë politike, ekonomike dhe sociale. Për daljen nga kjo krizë, nevojitet domosdoshmërisht angazhimi dhe kontributi i çmuar i profesionistëve të rinj. Partia e Lirisë mbështet dhe inkurajon fuqishëm përfshirjen në vendimmarrje të profesionistëve të rinj. Ndiqni mesazhin e psikologes së njohur, Aurela Agalliu.