Skandali i çarterave/ Berisha: 22 mln euro janë një abuzim i çmendur

0
180

Kryetari demokrat, Sali Berisha, reagoi sërish në lidhje me skandalin e rëndë të lëvizjeve të kryeministrit Edi Rama me çarter. Duke kërkuar dorëheqjen e tij, Berisha tha se ky është një abuzim i çmendur.

“Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të largohet menjëherë sepse është i vetmi kryeministër në Europë dhe botë që ka realizuar me çarter 137 udhëtime.

Nuk ka kryeministër që ka realizuar as gjysmën e udhëtimeve të Edi Ramës me çarter.

22 milionë euro udhëtime janë një abuzim i çmendur, i frenuar, janë më shumë se ka shpenzuar Byroja Politike e diktaturës në 20 vite. Një gjakpirje ndaj pensionistëve, mjekëve, pedagogëve.

Për të gjitha këto, Edi Rama ka si shpjegim depersonalizimin e tij të plotë, kur u thotë shqiptarëve se ka shpenzuar 150 lekë për udhëtim, kur u thotë shqiptarëve se çarteri ‘Ismaili’ i është dhënë për promovim të avionit, pacaka se avioni në një udhëtim shpenzon 150 mijë euro minimumi. Qejfli i madh promocioni po del. Turpi i turpeve.

Edi Rama për të mbuluar këtë skandal, faktin që ka përdorur çartera sa të gjithë kryeministrat e Europës së bashku, e detyron të flasë ashtu siç i kanë thënë sikur ka traktin tretës në gojë, si pjesë fundore. Por as me këto nuk i largon këto. Ai duhet të largohet si kryeministër,” tha Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here