Kur gjakpirësit e pushtetit nuk ngopen me sakrificat ekstreme të pedagogëve

0
245

Nga Agim Nesho

Nesër, pedagogët që po protestojnë për të drejtat dhe dinjitetin e tyre, për institucione të vërteta të dijes dhe shkencës për të ngritur ndërgjegjën e kombit dhe mbajtur studentët në vendin e tyre, kanë deklaruar se do të hyjnë në grevë urie.

Kur greva e urisë shikohet si mjet për të zgjidhur problemet me një qeveri arrogante dhe të korruptuar dhe kur këtë e ndërmerr ajka e inteligjenës së vendit, kuptohet se regjimi ka shkuar shumë larg dhe nuk ka moral më për të drejtuar vendin.

 

Arroganca vjen nga korrupsioni i madh dhe frika nga transparenca, indiferenca nga siguria që i sjell shteti i kapur, mosdhënia e zgjidhjes nga paaftësia dhe mungesa e vizionit për rolin formues të Universitetit dhe përgatitjen e brezit të ri.

Kur prioritetet e qeverisjes së vendit si shkenca dhe dija ngatërrohen me prioritetet e kanabisit, PPP-të klienteliste apo zbukurimet e panevojshme, kjo qeveri meriton të largohet sa më shpejt nga qeverisja e vendit.

Partia e Lirisë, duke e parë me shqetësimin më të madh situatën, i bën thirrje Qeverisë të reflektojë dhe plotësojë menjëherë kërkesat e pedagogëve. Zgjidhja financiare është e mundshme por mungon vullneti politik.

Mjafton skandali i shpenzimeve të luksit me charter të Kryeministrit Rama që kap vlerën e 22 milion eurove, që dëshmon se financat janë por nëse përdoren drejt mund të zgjidhnin edhe kërkesat e nevojshme dhe modeste të pedagogëve.

Problemi me këtë klikë qeverisëse është mos përkrahja dhe përbuzja e çdo intelektuali, institucioni dhe inisiative akademike, që do t’i jepte vendit perspektivë perëndimore dhe të ardhme të sigurtë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here