Pedagogu Vladimir Llakaj komentoi ne Syri Tv protestën dhe grevën e urisë të paralajmëruar prej tyre. Vladimir Llakaj tha se përballë kanë një diktaturë që ushtron presion ndërsa shtoi se kreu i qeverisë Edi Rama, baltos dhe shantazhon në çdo moment intelektualët e vendit.
“Pedagogët kanë të drejtat e tyre. Nuk mund të na shantazhojë kreu i diktaturës. Kërcënimet kanë kohë që ndjehen në kurriz të njerëzve. Një ditë para se të shpallnim grevën, shumica e pedagogëve kanë ngritur frikën, frika ju lexohej që në momentin e kërkesës. Duan të garantohen para se të futen për çdo gjë që kanë deklaruar.”-tha Llakaj.
Ai më tej theksoi se kërkesa e pedagogëve është ekzistenciale ndërsa shtoi se familjarët e tyre kërcënohen me vendin e punës. Se çfarë pritet konkretisht prej tyre, ai tha se Presidenti, Ministritë, ambasadat, forumet, duhet që të garantojnë të drejtën për të hyrë në grevë dhe për të protestuar.
“Ka të bëjë me vendin e punës, me jetën. Po të hoqën nga puna, po të hoqën të afërmit, kjo është ekzistenciale. Kur hyn në grevë, vetë policia mund ta implikojë problemin. Nga greva nuk tërhiqemi. Kjo kërkesë duhet të ishte bërë më parë. Të garantonim sigurinë e tyre që mos të binin nga impakti që kanë pasur gjatë gjithë kohës. Në psikologjinë e tyre lexohet frika, nga vjen ky shantazh? Ne nuk tërhiqemi.”-tha Llakaj.