Videoskandali në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, infermierja e rreh me shpulla të moshuarën, kolegia e filmon

0
224

Një skandal i ndodhur në shtëpinë e të moshuarve në Pejë është mësuar pas një videoje të bërë publike nga Kaltrinë Zeneli, aktore e njohur e Kosovës.

Ajo nuk ka treguar se ku ka ndodhur rasti, por në video dallohet infermierja teksa bën gjeste të papërshtatshme dhe ushtron dhunë ndaj të moshuarës.

Infermierja shihet teksa godet disa herë në fytyrë të moshuarën, derisa ajo është e paaftë që të mbrojë veten.

Dhe pse është e patolerueshme dhe e turpshme në video dallohet se sjellja e dhunshme i bën të qeshin.

Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar se pas publikimit të video incizimit në rrjetet sociale të sulmit ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarave në Pejë, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, ka angazhuar dy prokurorë të shtetit dhe ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmerren masat e nevojshme ligjore ndaj personave që kanë kryer këtë vepër penale.

“Dy prokurorët e shteti dhe Policia e Kosovës në vendin ku dyshohet së është kryer vepra penale, kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar dhe të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘Sulmi’ dhe veprën penale ‘ndihma në kryerjen e veprës penale Sulmi’”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se brenda afatit ligjor do të shqyrtoj mundësinë e paraqitjes së kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente dhe gjithashtu lidhur me ketë çështje penale do ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

“Prokuroria Themelore në Pejë, për veprimet e ndërmarra rreth kësaj çështje penale do të njoftojë me kohë opinionin publik”, thuhet në njoftim. ​

 

https://www.facebook.com/watch/?v=534686918481492&t=0

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here