“Kullat si kërpudha pas shiut”, Berisha: Në Tiranë po ndërtohet me paratë e drogës

0
150

Për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha kullat e ndërtuara në Tiranë janë si kërpudha pas shiut, kur duhet të ndërtoheshin në komplekse.

Ai tha se këto kulla po ndërtohen me paratë e drogë ndërsa janë varrosur 125 monumente të dëshmisë së trashëgimisë së kryeqytetit.

Ai shtoi se Po të donte të ndërtonte kulla, se dhe ato kanë rëndësi, por ndërtohen në kompleks e jo si kërpudha për të prishur qytetin.

 

Berisha: Në Tiranë ka dendësi popullate nga më të mëdhatë në botë me këto kullat e drogës, ka të varrosura 125 monumente të dëshmisë së trashëgimisë së saj. Jo për tu mbrojtur po ju them se në 8 vite sa isha asnjë kullë nuk u firmos. Po të donte të ndërtonte kulla, se dhe ato kanë rëndësi, por ndërtohen në kompleks e jo si kërpudha për të prishur qytetin.

Projekt tjetër u firmos vazhdimi i bulevardit, kishim një koncept tjetër për Tiranën. Përsëri ka djem dhe vajza të shkolluar që kanë përgatitur projekte për shpëtimin e Tiranës dhe ju garantoj se kryebashkiaku i ardhshëm do i përfillë maksimalisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here