Aktori i humorit Julian Deda është zyrtarizuar si një prej kandidatëve në primaret e PD për Bashkinë e Tiranës.
Në postimin e tij në Facebook, Deda thotë se lajmin që është kandidat në primare për Tiranën e ka marë në mes të trafikut, të pluhurit dhe zhurmave që tani e tutje do ta quaj ‘erionizim’.
Sipas Dedes, tashmë në PD, jo vetëm lexohet çdo votë, por dëgjohet çdo propozim i anëtarëve të saj.
POSTIMI
Ja, ketu e mora lajmin qe jam kandidat ne primaret e PD, per Tiranen, ne mes te trafikut, te pluhurit dhe te zhurmave, qe tani e tutje do ti quajme erionizim, qe i eshte bere Tiranes ne keto vite.
Falenderoj nga zemra çdo demokrat, ne secilen dege te Tiranes, qe ka propozuar emrin tim ne keto primare teper te rendesishme. Tashme ne PD, jo vetem lexohet çdo vote, por degjohet çdo propozim i anetareve te saj.
Le ti japim primareve rendesine qe meritojne, le te dale prej kesaj risie vetem me i miri, me i votuari. Suksese te gjitheve…!