Publikohet spoti zyrtar për protestën e 12 nëntorit të thirrur nga Partia Demokratike dhe Fronti Opozitar.
Mesazhi i fortë përcillet nëpërmjet baltosjes së flamurit kombëtar me ngjyrën e Rilindjes, nga “duart e Edi Ramës”.
Skandalet e qeverisë, shpenzimet e luksit në udhëtimet e Ramës, vjedhja e 430 milionë eurove me inceneratorët, rrogat dhe pensionet e ulëta, largimi i mbi 740 mijë shqiptarëve, janë mesazhet në këtë spot, së bashku me thirrjen për pjesëmarrje në protestë më 12 nëntor në orën 16.00 përpara Kryeministrisë.