Ambasadori i SHBA në Kosovë: Të nisin urgjentisht negociatat për Asosacionin

0
200

“I kërkojmë Qeverisë së Kosovës që të mos vazhdojë me gjobat (për qytetarët serbë në veri), që të zgjasë për dhjetë muaj afatin riregjistrimin e makinave dhe që të fillojë urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionit”.

 

Kështu deklaroi më 9 nëntor në një takim me gazetarë ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

 

 

Deklaratat e ambasadorit amerikan vijnë disa ditë pasi zyrtarët e Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë – njoftuan se serbët e veriut do të largohen nga institucionet e drejtësisë, të rendit, komunale, por edhe nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës.

 

Kjo, pasi Qeveria e Kosovës nisi më 1 nëntor zbatimin e një plani për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe – gjë që u kundërshtua nga shumica e serbëve lokalë dhe nga Beogradi zyrtar.

 

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkuan kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që ky plan të shtyhet për dhjetë muaj, por kjo kërkesë u refuzua.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here