Caka: Nuk kemi të preferuar në PD për primaret, do të japim suport për të maksimizuar votat

0
101

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, Silva Caka, sekretare për marrëdhëniet me publikun në Partinë e Lirisë u shpreh se me PD-në është bërë marrëveshje për këshillat bashkiakë.

Ajo tha se Partia e Lirisë nuk mund të ketë edhe këshillat bashkiakë, edhe kreun e një bashkie të caktuar, për të ruajtur kështu balancat.

Caka: Ne kemi bërë një marrëveshje në bashkitë që PL do të jetë forca që do të japë prevalencë dhe këto këshilla do të drejtohen nga persona të kundërt me drejtuesit e këshillave dhe kryetarit. Nuk mund të ndodhë që të kemi një kandidaturë për bashkinë dhe të kemi këshillin bashkiak. Kjo bëhet për një farë balance, jo për të ndarë pushtetin.

Koalicionet kanë shërbyer për mirë historikisht mes partive në Shqipëri. Preferojmë të mos përfshihemi fare në debatin kë preferojmë ose, por është e rëndësishme që të ketë suport të madh dhe të maksimizojmë votat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here