Konjufca: Kosova e ka të vështirë t’i thotë jo planit franko-gjerman

0
98

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, ka folur rreth planit franko-gjerman.

Në një deklaratë në Klan Kosova, ai tha se esenca e këtij plani është që Serbia të heqë dorë nga pretendimet ndaj Kosovës.

“Tani kur po e sheh që Serbia po afrohet një zgjidhje me Kosovën, ku bashkësia ndërkombëtare, vendet më të fuqishme evropiane si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kanë pozicionimin e qartë. Do t’i propozojnë Serbisë një plan, i cili në thelb nëse do ta përkthesh është të heqë dorë ndaj pretendimet e saj ndaj Kosovës”, tha Konjufca.

Për Konjufcën, Kosova e ka problem që t’i thotë jo këtij plani teksa shtoi se momenti i parë kur e ka parë planin ishte muaji shtator dhe se që nga atëherë është duke i matur të mirat dhe pasojat e tij.

Baza e tij është një bazë e shëndoshë për ecje përpara për arsye se aty është neni 2 i kësaj marrëveshjeje që është thelbi i kësaj marrëveshjeje. Ky plan ndërtohet mbi tri principe: është e drejta e barabartë mes shteteve, respektimi i sovranitetit reciprok dhe është e drejta e palëve për vetëvendosje”, është shprehur Konjufca.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here