Media britanike “Daily Mail” ka publikuar këtë të hënë një artikull, ku shpjegon intinerarin që ndjekin emigrantët e paligjshëm që largohen nga Shqipëria në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar. Sipas artikullit rritja e emigracionit ilegal nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar, po nxitet nga një rrjet shumë i suksseshëm i kontrabandës së qenieve njerëzore, të cilët përfshijnë bandat shqiptare dhe ato kurdët në Francë.
Media britanike shkruan ndër të tjera se, janë bandat shqiptare ato që u sigurojnë emigrantëve të paligjshëm udhëtimin drejt Francës e më pas qëndrimin për një natë atje në një hotel të lirë. Më pas janë kurdët ata të cilët drejtojnë gomonen nga Franca drejt Britanisë së Madhe.
Ndërkohë, thuhet se në momentin që ata hipin në gomone, bandat kurde i fotografojnë emigrantët dhe pasaportat e tyre për t’u siguruar që ata të paguajnë tarifën 4.300 paund.
Pjesë nga artikulli i Daily Mail
Rritja e emigracionit ilegal nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar, po nxitet nga një rrjet shumë i suksseshëm i kontrabandës së qenieve njerëzore, të cilët përfshijnë bandat shqiptare dhe ato kurdët në Francë.
Këto janë gjetjet e një hetimi, teksa mësojmë se emigrantët udhëtojnë nga Shqipëria drejt Francës veriore, aty ku rezervojnë në disa hotele të lira në Dunkirk. Ata presin atje derisa të krijohen kushtet e mira atmosferike për të udhëtuar.
Ndërsa hipin në gomone, “gangsterët” i fotografojnë për t’u siguruar që ata të paguajnë tarifën prej 4,300 paund për udhëtimin. Gazeta britanike ka kontaktuar me burime zyrtare dhe me vetë emigrantët për të krijuar një pamje më të qartë sesi shqiptarët po arrijnë në Britaninë e Madhe.
Më shumë se 12,000 shqiptarë kanë mbërritur në MB deri më tani këtë vit – rreth 10,000 prej të cilëve mendohet se janë të rinj beqarë. Udhëtimi i tyre shpesh fillon në zona më të varfra si qyteti i Kukësit në verilindje të vendit, ku deri në një e treta e njerëzve të moshës 16 deri në 29 vjeç janë të papunë.
Kontrabandistët i reklamojnë shërbimet e tyre në mediat sociale, veçanërisht në TikTok, dhe pasi të kenë rekrutuar dikë, i lidhin me disa shqiptarë të tjerë në Francën veriore. Në këtë pikë, ato do t’u kalohen gangsterëve kurdë që drejtojnë kalimet me gomone për në Mbretërinë e Bashkuar.
Shqiptarët kanë shijuar udhëtimin pa viza me BE-në që nga viti 2010, duke lejuar shumicën e emigrantëve të arrijnë në veri të Francës me fluturime përmes qyteteve si Barcelona dhe Brukseli. Pasi kanë mbërritur pranë bregut të Kanalit, shumica rezervojnë hotele të lira, ndërsa më të varfërit bashkohen me azilkërkuesit nga vendet e tjera në kampet jashtë Calais.
Më pas ata kontaktohen nga bandat kurde për të mësuar se ku dhe kur do të takohen. Ata përdorin aplikacioni WhatsApp ose Telegram. Emigrantët ose familjet e tyre ose paguajnë trafikantin që fillimisht i rekrutoi ata nga jashtë, ose ndërmjetësin në Francën veriore.
Shqiptarët që gjejnë emigrantët e paligjshëm, zakonisht merrnin një komision nga 1000 deri në 2000 £, disa prej të cilave shkojnë edhe për bashkëpunëtorët e tyre në Shqipëri. Për të siguruar pagimin e çdo fondi të papaguar, bandat kurde fotografojnë çdo migrant dhe pasaportat e tyre. Emigrantët thanë se kushdo që kalon nëpër kontrabandistët e njerëzve rrezikon të ndiqet dhe të vritet në Mbretërinë e Bashkuar.
Një tjetër burim në Francë tha: “Është një model shumë i suksesshëm. Nuk kemi parë asnjë përleshje apo vrasje mes shqiptarëve dhe kurdëve.”