Studentët protestë para Ministrisë së Arsimit: Qeveria do që të ikim, zero mbështetje as 100 euro për gjërat minimale

0
149

Pas marrjes së përgjigjes për Peticionin, studentët kanë zhvilluar sot një protestë para ministrisë së Arsimit, ndërsa kanë kërkuar mbështetje nga qeveria.

“Është përgjysmuar tarifa. Sipas qeverisë me 100 mijë lekë ulje nga tarifa studentët mund ti përballojnë kosto? Por çmimet minimale janë rritur dhe kjo ndikon tek të gjithë studentët.

Dëgjojmë shumë deklarata se duan që rinia të qëndrojë, por kjo qeveri kërkon që rinia të ikë, sepse nuk po i mbështesin as me një shumë 100 euro. Jep çdo koncesione me miliona euro.

Sa i përket hapit të radhës”, ai tha se do të diskutohet mes tyre dhe se do të merret një vendim nëse do të organizohet një protestë e madhe.

“I kemi propozuar pedagogëve të dalim në një kauzë të përbashkët të dalim përpara Kryeministrisë, dhe nuk kemi pasur përgjigje. Ne jemi të rinj dimë vetëm revoltën dhe të jo të bëjmë bisedime”, tha një tjetër student.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here