Ilir Alimehmeti, kandidati për drejtimin e Tiranës foli në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN për garën mes te vetëve, por edhe pikat e forta përballë Erion Veliajt.
“Velij ka garuar, është provuar, është testuar, është parë që ka çaluar, për të mos thënë që është rrëzuar fare. Prova ime ka qenë gjatë pandemisë. Besoj e keni shumë të qartë mungesën time të interesit, papërfshirjen time në babëzinë ekonomike që përfshiu botën, nuk përfshiu vetëm Shqipërinë, papërfshirja në diskutime të tjera që mund të çonin drejt konfliktit publik, edhe pse mund të mos ishin përfitime ekonomike dhe qëndrimi për t’i dhënë shërbimin qytetarit.
Ai u pyet se çfarë do të ndodhë nëse ai nuk fiton në primaret e PD. A do të mbështesë Alimehmeti kandidatin fitues? “Në mënyrë absolute, po. Patjetër që pres të njëjtën gjë edhe nga krahu tjetër”, tha Alimehmeti.