Partia Socialiste do t’i kërkojë Kuvendit të përjashtojë me 10 ditë nga punimet dy deputetët e PD-së, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj.
Sipas socialistëve “për shkak të konsumit të pijeve alkoolike, dy deputetët bënë veprime të pahijshme dhe përdoren një fjalor banal gjatë procesit të votimit”.
I kontaktuar nga BalkanWeb, deputeti Leskaj tha se Kuvendi fillimisht duhet të marrë masë për kryeministrin.
“Po për Ramën që kishte pirë drogë do kërkojë masë disiplinore? Se dhe Rama kishte pirë drogë”, u shpreh Leskaj.