Rrumbullaku: Pas sulmeve kibernetike do të trajtojmë krimin kibernetik me prioritet

0
143

Kryepolici Muhamet Rrumbullaku teksa e cilësoi si sukses punën e palodhur për operacionin e mashtrimit të kriptovalutave u ndal dhe te sulmet kibernetike që kanë ndodhur gjatë këtij viti në vendin tonë.

Në fjalën e tij,  Rrumbullaku u shpreh se krimi kibernetik trajtohet me prioritet, ku shtoi se për këtë do të krijojnë strukturën e posaçme brenda departamentit të policisë kriminale

“Nuk është hera e parë që unë takohem me drejtuesit e SPAK. Nga dita e parë që kam marrë përgjegjësinë e shtetit kam vendosur si objektiv kryesor krijimin e një klime optimale për të sinkronizuar aktivitetin tonë administrativ dhe hetimor me strukturat ligjzbatuese dhe në veçanti SPAK.  Kam gjetur bashkëpunim te Kraja. Jemi në sfidë për ta çmontuar krimin me baza kapilare.

I kemi vënë vetes objektiv që fillimi i vitit që vjen të na gjejë me një strukturë të dedikuat qendrore në mbështetje të veprimeve hetimore që kërkohen nga agjenci partnere në kuadër të marrëdhënieve juridiksionale. Do të rekrutojmë punonjës që të kenë profilin e nevojshëm personal dhe integritetin e duhur për këtë detyrë.

Do të trajtojmë me prioritet krimin kibernetik, do të krijojmë strukturën e posaçme brenda departamentit të policisë kriminale. Do shumëfishojmë kapacitete njerëzore në fushën e teknologjisë së informacionit dhe krimi. Gjej rastin të falenderojë të gjithë pjesëmarrësit në këtë hetim” – tha ai.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Arben Kraja ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e përbashkët me policinë spanjolle në Elbasan, ku u zhvillua një aksion në një call center, me dyshimin se kryeshin mashtrime me kriptovaluta.

Gjatë konferencës për shtyp me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe zyrtarë policorë spanjollë, Kraja bëri të ditur se aktiviteti i paligjshë, ishte shtrirë në 8 shtete.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here