Berisha fton qytetarët: Bashkohuni me ne, e ardhmja është mes nesh

0
164

Ne fjalimin para protestuesve, kreu i PD i beri ftese te gjithe shqiptarëve që të bashkohen me opozitën.

“Shqipëria ka 1001 arsye për të qenë vend shprese, për të qenë vend besimi.
Edi Rama i trajton shqiptarët si një kolonizator mizor dhe i egër, ndaj dhe ne duhet ta arkivojmë atë sa më parë.
Çdo shqiptar që dëshiron dyfishimin e rrogave, pensioneve, ndihmës ekonomike, që do të shkollojë fëmijët në Shqipëri, të bashkohet me ne kundër Edi Ramës.
I garantojmë se janë të gjithë potencialet për një paketë antikrizë që çmimet të mos jenë më të larta se në Kosovë e Maqedoni, që rrogat të dyfishohen, që nafta të mos jetë më e shtrenjtë.
Ne garantojmë përgjysmimin e taksave për fermerët, garantojmë çmime energjie të paktën tre-katër herë më të ulët se sot.
Garantojmë konkurrencë të ndershme dhe treg të lirë.
Qytetarëve shqiptarë, që duan të ndërtojnë të ardhmen në këtë vend, i ftojmë të bashkohen me ne, se e ardhmja është mes nesh. Më mirë të përzëmë një njeri, sesa të përzihemi ne prej tij.
Shqipëria sot ka nevojë më shumë se kurrë për besimin, për entuziazmin tonë. T’ia japim ne të gjitha këto dhe ajo do ia kthejë me mirësi çdo shqiptari.
Dhe njëherë, Zoti u bekoftë ju, Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë.
Zoti e bekoftë votën tuaj, familjet tuaja. Rroftë Shqipëria.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here