Aktivisti dhe gazetari, Aulon Kalaja, tha se qytetarët shqiptarë kanë shumë arsye që të protestojnë çdo ditë kundër qeverisjes aktuale. Ai tha se shqiptarët duhet t’i tregojnë vendin kësaj qeverie, pasi sipas tij, kjo e fundit po synon shpopullimin masiv të Shqipërisë.
Fjala e plotë:
Motra dhe vëllezër! Deri para pak kohësh të flisje për shpopullimin, të quanin të çmendur. Sot shqiptarët po ikin nga sytë-këmbët. Po braktisin trojet. Këtu nuk kemi të bëjmë me një rastësi, por me një axhendë të paramenduar.
Prandaj duhet të meremi me politikë, jo vetëm se po qeverisemi nga inferiorët, por se këta kanë një plan që të na përzënë të gjithëve.
Ty të grabisin tokën që s’e punon. Ty të shembin shtëpinë. Ty s’të fusin në punë. Ty të vrau policia. Ne na kanë vrarë shpresën. Të gjithëve po na nxijnë jetën!
Ne nuk do t’a pranojmë eksperimentin që po gatuhet në atdheun tonë. Nderi i të parëve na thërret. Gjaku i të parëve na thërret. Çfarë patriotësh jemi ne, që nuk e bëjmë Shqipërinë nje vend më të mirë!
Familja krijoi dhe mbrojti kombin shqiptar. Ashtu ka qenë. Kështu është. Familja shqiptare është e shenjtë. Mos e prek familjen. Ndal!
Kjo thirrje, që u kthye në rezistencë, e rezistenca në shpëtim, le të jetë arma jonë kundër politikave të shpopullimit dhe shkatërrimit të familjes.
Këta mendojne se ne nuk kemi ideale për t’a mbrojtur kombin, familjen dhe besimin, por këta harrojnë se këto janë arsyet pse rrojmë. A jeni me mua apo jo?!
Të zeza dhe rrënime janë shfaqur dekadën e fundit dhe ky po sillet ndaj familjes ashtu siç sillet një punëtor ndaj nxehjes së hekurit. O qeveri e pabesë dhe e shitur! Deri kur do rri këtu duke të duruar?!
Prandaj revoltohu. Po protestës, sepse protestë do të thotë perëndim. Po, do meremi me politikë që tregojmë vendin ty dhe takamit tënd, që fërkoni duart kur ne shtrëngojmë dhëmbët. Do meremi me politikë siç u morën etërit tanë. Politikë nuk do të thotë idiot. Jo. Politikë do të thotë qytet, qytetar!
Dhe në politikë hyjnë dy tipa. Burri dhe fëmija. Fëmija futet për të marrë. Burri futet për të dhënë.
Edi Rama ti je një foshnje.