“NUK jemi kriminelë”, shqiptarët pushtojnë rrugët e Londrës, pankarta dhe muzikë shqiptare kundër ministres që i ofendoi

0
129

“Shqiptarët nuk janë kriminelë”, “Suella duhet të shkojë në Ruanda”, “Ne punojmë, paguajmë taksa, jemi shqiptarë”!

Këto janë disa nga shkrimet në pankartat që kanë mbushur rrugët e Londrës paraditen e kësaj të shtune, 12 Nëntor. Komuniteti shqiptar atje proteston kundër fyerjeve të qeverisë britanike, kryesisht ministres së Brendshme Suella Braverman.

Sekretarja britanike, siç njihet atje, ka qenë e ashpër me shqiptarët dhe i ka vënë ata në qendër të diskursit të saj për të dëbuar emigrantët nga ishulli për në Ruanda. Sipas saj, emigrantët e paligjshëm duhet të dëbohen nga Anglia, sepse janë të rrezikshëm.

“Westminster Bridge”, ura kryesore që mundëson kalimin e mjeteve dhe këmbësorëve mbi lumin Thames në Londër, simbol i kryeqytetit anglez, është “pushtuar” këtë të shtunë nga qindra shqiptarë që janë ndjerë të fyer nga politikanët britanikë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here