Jozefina Topalli, një nga figurat më të spikatura të Partisë Demokratike që nga themelimi i saj, e cila do të marrë pjesë në protestën e thirrur sot pasdite në Tiranë, ka shprehur një ndjenjë krenarie për qytetarët shqiptarë që kanë vendosur të mos heshtin, të karakterizuar nga kurajoja.
“Sot , ora 16:00, ne protestojmë, – shkruan Topalli në rrjetet sociale. – Mëkati i heshtjes, kur duhet të protestosh, e bën njeriun frikacak,… por shqiptarët kanë dëshmuar të kundërtën, – ka theksuar ajo. – Kurajoja e tyre është virtyti, që i ikën hipokrizisë.”