Artan Hoxha: Donin të më vrisnin, kam negociuar me atë që e kishin urdhëruar

0
168

Gazetari i njohur Artan Hoxha në një rrëfim të guximshëm këtë të shtunë në “Më lër të flas”, tregoi si rrallëherë për punën e tij investigative në botë e krimit.

I pyetur nëse ndihet i rrezikuar në punën e tij, gazetari tregoi se si i është dashur të negociojë me persona që ishin urdhëruar ta vrisnin atë.

Madje gazetari, tregoi edhe ‘strategjinë’ e tij për tu mbrojtur.

Unë zakonisht rri në lokale që njoh pronarin, klientela, mundësisht nga i vjen rakia, pijen e marr vetë te banaku. Zakonisht shpatullat i vë pas muri dhe të kem një kolonë që mund t’i shmangem goditjes së parë. Në bllok më ke parë se të gjithë ata të fortët që rrinin aty janë zhdukur dhe janë ose në Ekuador ose në Kolumbi ose në Dubai. Më i forti aty kam mbetur unë”, tha gazetari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here