Bogdani: Në protestë për të gjithë ata që s’kanë zë, që e vuajnë çdo ditë arrogancën dhe shtypjen!

0
95

Gerti Bogdani, ish-deputeti i PD që i ka hyrës garës brenda radhëve të saj për të sfiduar socialistin Erion Veliajn në zgjedhjet lokale,  ka renditur dhjetë arsyet për të cilat ai ka shkuar në protestën e opozitës. Një fotografi që ai ka publikuar në nisje të protestës, me nënë Lizë Markun, simbolin e familjeve të flakura rrugëve pa strehë nga kryebashkiaku i Tiranës, i jep më shumë kuptim mesazhit të tij.

Bogdani shkruan: “Në protestë për të gjithë ata që s’kanë zë! Me të gjithë ata që e vuajnë çdo ditë arrogancën dhe shtypjen e një sistemi që mendon vetëm për t’u pasuruar në kurriz të shqiptarëve.

Për ata banorë të Tiranës, që i nxjerrin me dhunë nga shtëpitë, duke u shkelur pronën e shkatërruar jetët.

Për ata fëmijë të Tiranës që s’kanë ku të luajnë, se të gjitha parqet u janë betonizuar për interesa të ngushta!

Për atë trashëgimi të qytetit që është zhdukur nga babëzia!

Për ata të rinj që s’e gjejnë veten në një vend ku s’ka meritokraci!

Për ato gra, vajza e fëmijë që duhet të ecin me orë rrugëve, se nuk gjejnë dot transport publik!

Për të gjithë ata të cilëve u nëpërkëmbet dinjiteti, jeta dhe e ardhmja për interesa të vogla!

Për të gjithë ata demokratë, aktivistë dhe opozitarë që janë dhunuar, janë larguar nga puna dhe janë përndjekur, vetëm sepse kanë ngritur zërin për padrejtësitë!

Sot ngremë zërin për padrejtësitë, që të mos ikin më shqiptarët, por ata që po e shkatërrojnë këtë vend! Sepse Tirana meriton më shumë! Shqipëria meriton më shumë!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here