Meta: Me PD-në firmosëm marrëveshje historike për referendumin, që u jep shqiptarëve përgjithmonë fuqinë!

0
117

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka vlerësuar maksimalisht, mbështetjen që ka gjetur tek kryetari i PD-së, Sali Berisha, për zhvillimin e referendumeve – një nga pikat kryesore të programit të kësaj partie të re.

Ilir Meta e ka përmendur edhe sot këtë fakt, një nga të shumtët që e ka bërë të lidhë marrëveshjen me kreun demokrat Berisha dhe të bashkohet me partinë më të madhe të opozitës për të rrëzuar një qeveri të korruptuar.

Ai shkruan në Fb: “Së bashku me Partinë Demokratike kemi firmosur marrëveshjen historike për Referendumin, që u jep shqiptarëve përgjithmonë fuqinë për të qënë zot të Shqipërisë”

Nga ana tjetër, kujtojmë se Ilir Meta i ka përkrahur fuqimisht, zgjedhjet me primare brenda PD-së, risi e futur nga z.Berisha pas rikthimit të tij në krye të PD-së.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here