Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh në Çim Peka Live në Syri Tv se protesta e 12 nëntorit ishte e jashtëzakonshme.
Berisha tha protesta dështoi se shqiptarët janë në këmbë kundër Edi Ramës dhe dridhën nga themelet regjimin e tij.
Lideri i opozitës përmendi mesazhet e forta të protestës.
“Protesta ia arriti qëllimit në mënyrë të jashtëzakonshme dhe ishte e tillë. Një popull i tërë sa kurrë ndonjëherë mbushi bulevardet e Tiranës si protestues për tre orë me radhë, dridhi nga themelet regjimin monist të Edi Ramës, përcolli mesazhet se populli opozitar është në këmbë dhe i pamposhtur, përcolli mesazhet se çështja e votës së lirë është themelore e shoqërisë shqiptare, ushtoi në çdo votër shqiptare edhe aty ku janë të strukur nga frika edhe aty ku nuk është frika. Dha shpresë dhe optimizëm se ky popull është në këmbë kundër Edi Ramës.
Unë mund të them se rrallë ka patur, nuk mbaj mend një protestë me mesazhe të fuqishme se sa kjo protestë në rrafshin strategjik. Ne jemi para një çështje shumë themelore. Ju dhe unë mund të bëjmë një listë të gjatë të fenomeneve negative, por unë mbroj një pikëpamje me bindje më absolute se shkaku themelore i të gjitha atyre është se ne nuk votojmë”, u shpreh Berisha.