Nga Erisa Zykaj
Shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell është shprehur në një konferencë për shtyp në Bruksel, se e konsideron shumë shqetësuese situatën në Ballkanin Perëndimor.
Borrell ke bere te ditur, se i ka njohur ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian me angazhimin e tij gjatë fundjavës në Paris, ku ka zhvilluar diskutime me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiç në rolin e ndërmjetësuesit të dialogur Prishtinë-Beograd. Për Borrell, situata midis dy vendeve është shumë e tensionuar dhe qëllimi i takimit. ka qenë për të ndalur përshkallëzimin e situatës midis dy vendeve dhe për të ulur tensionet që po arrijnë një nivel shumë të rrezikshëm.
“Mund të them, se kjo situatë është më e rrezikshmja që prej krizës së 2013 dhe të dyja palët duhet të tregojnë angazhimin e tyre për të gjetur zgjidhje përmes dialogut. Eshë e papranueshme për të dyja palët që të dhunojnë ose të injorojnë detyrimet që kanë në kuadrin e dialogut”. është shprehur Borrell.
“Shefat negociatorë do të fillojnë punën që sonte në Bruksel”, vijoi më tej Borrell. Ai ka bërë thirrje për kthimin e përfaqësuesve serbë në institucionet e Kosovës dhe për krijimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe.
Përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian. Josep Borrel, ka thënë, se Kurti dhe Vuçiç duhet të tregojnë përgjegjshmëri në gjetjen e një zgjidhjeje.