Tri persona janë plagosur rëndë në një aksident që ka ndodhur në autostradën Fushë Krujë – Milot këtë mëngjes, në afërsi të fshatit Derven. Të tre janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Aksidenti ndodhi kur një Fuoristrada Benz me targë AA 363 AM u përplasur me një furgon mallrash me targë AA 670 RP.
Nga përplasja pati të plagosur, që nuk dihet ende në cilin mjet ndodheshin dhe të cilave moshave ishin.
Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qënë shpejtësia e lartë dhe një parakalim i gabuar.