Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të gjykatës për të dënuar me 40 orë punë publike poeten Mimoza Ahmeti, e cila akuzohet se ka bërë ndërtim pa leje në banesën e saj.
Në postimin e tij Rama me ironi shkruan se pas këngëtarit dënohet edhe poetja për ndërtim pa leje, ndërkohë që në prokurori flenë me dhjetëra dosje denoncimesh të bëra nga autoritetet shtetërore për ndërtime të paligjshme në Tiranë.
“Pas një këngëtari ja edhe një poete, që dënohet me zell nga pikërisht Prokuroria e Tiranës, ku dosjet e denoncimeve nga organet shtetërore për ndërtime të paligjshme për qëllim fitimi apo për evazion fiskal me miliona USD dhe për pastrim të miliona USD, flenë të patrazuara!”, shkruan Rama në twitter.