Intervista /Richard Grenell: Ja çfarë ndodhi me zgjedhjet e mesme dhe pse mbështes Trump

0
134

Në një intervistë ekskluzive për Çim Peka Live, Richard Grenell flet për zgjedhjet e mesme amerikane dhe pse mbështet Donald Trump.

Grenell tha se Republikanët edhe pse prisnin një ‘valë të kuqe’, arritën të fitojnë Dhomën e Përfaqësuesve, gjë që sipas tij do bëjë që qeveria të jetë e kontrolluar dhe të ndalohen politikat e këqija të Biden.

Çim Peka: Kalojmë te zgjedhjet. Pritej një valë e kuqe që nuk erdhi, a doli më keq se sa pritej Partia Republikane në zgjedhjet e mesmandatit?
Richard Grenell: Unë mendoj se ne prisnim që të merrnim edhe Senatin përveç Dhomës së Përfaqësuesve, por e humbëm për pak. Marrja e Dhomës së Përfaqësuesve ishte një sukses. Vala nuk ishte aq e madhe sa dëshironim, por ishte absolutisht një valë e kuqe. Ne morëm Dhomës së Përfaqësuesve, kontrollojmë një aspekt të qeverisë, dhe mund të mbyllim politikat e këqija. Është një fitore e madhe absolutisht, por besoj se media sigurisht është gjithmonë kundër presidentit Donald Trump dhe kandidatëve të mbështetur prej tij dhe do ta thonë historinë se, ju donit të merrnit Senatin dhe Dhomës së Përfaqësueseve, dhe kjo është vetëm një dështim. Por besoj se tani ne jemi ulur këtu dhe nëse Republikanët nuk do të kishin kontroll në Dhomës së Përfaqësueseve, do të ishte dështim. Por tani ne kemi kontroll mbi një degë të ekzekutivit dhe kjo është një fitore shumë e madhe dhe jemi krenarë për këtë.

Çim Peka: Z. Grenell, shumica e kandidatëve ishin mbështetje personale e presidentit Trump. Megjithatë Senati nuk u mor. A mund të konsiderohet kjo pika politike më e dobët e presidenti Trump që nga viti 2016, pasi në vitin 2020 flasim për manipulim zgjedhjesh. Po flasim për zgjedhje të pranuara. 2016 fitoi, në vitin 2022 kandidatët e mbështetur prej tij nuk morën shumicën. A është kjo pika më e ulët politike e Donald Trump?
Richard Grenell: Jo, shiko. Kemi shumë persona në media që gjithçka e sjellin rreth Donald Trumpit, por realiteti e fiton Shtëpinë e Bardhë, siç bëri Joe Biden në vitin 2020, zgjedhjet e tjera të mesmandatit historikisht fitojnë karrige në Senat. Kjo është thjesht fakt. Nëse ktheheni dhe shikoni zgjedhjet e para të mesmandatit, do të duhej të kishit fituar ulëse në Senat, por nuk ja dolën. Këtu jemi në pikën ku mund të jemi 50 me 50 në Senat, që është pak a shumë ajo ku ishim në fillim. Nuk do ta dimë ende faktin për këtë deri sa të mbarojë gara në Georgia. Disa njerëz mendojnë se kjo ka të bëjë vetëm me Donald Trump, por ai as nuk ishte në fletën e votimit. Ai mbështeti disa kandidatë që fituan dhe ai ka shumë fitore. Por a pati një rezultat të shkëlqyer kësaj here? Jo nuk pati një rezultat të tillë. Ai mbështeti disa persona që pothuajse fituan. Në fakt ky është një referendum për Joe Biden dhe ne morëm Dhomën e Përfaqësuesve që Joe Biden e humbi dhe kandidatët e Donald Trump ishin në gjendje të ndihmonin me fitoren e saj.

Çim Peka: Është një referendum për Joe Biden, por megjithatë është Presidenti që ka humbur zgjedhjet mesmandatit me diferencën më të ngushtë, pasi në historikun e zgjedhjeve në SHBA, presidenti në detyrë zgjedhjet e mesmandatit i humbet. Kur kemi këtë krizë ekonomike, këtë situatë globale, si ka mundësi që Joe Biden një president i perceptuar shumë i dobët, në këtë krizë në SHBA humbet shumë më pak se paraardhësit e tij.
Richard Grenell: Besoj se tashmë iu përgjigja kësaj pyetje.

Çim Peka: Z. Grenell, në Twitterin tuaj kam vënë re se jeni shumë i kënaqur me perfomancën e Guvernatorit Ron De Santis, ndërkohë që vetëm një ditë para zgjedhjeve, presidenti Trump e sulmoi ashpër. Richard Grenell kë do të përkrahte për 2024, De Santis apo Donald Trump?
Richard Grenell: Unë mbështes presidentin Trump, ai është udhëheqësi i Partisë Republikane dhe nuk ka dyshim për këtë. Nuk jam i sigurtë a ka persona të tjerë që do të kandidojnë kundër tij. Ka shumë spekulime nëpër media, por Donald Trump, do të shohim se çfarë do të bëjë nesër, por nëse Donald Trump kandidon, ai do të jetë kandidati më popullor mes republikanëve dhe do të jetë i nominuari i Partisë Republikane.

Çim Peka: Pra nesër mund të kemi një lajmërim nga presidenti Trump?
Richard Grenell: Nesër pritet që ai të bëjë një lajmërim.

Çim Peka: Z. Grenell pyetja e fundit. Çfarë duhet të bëjnë republikanët e 2024 që të fitojnë.
Richard Grenell: 2024 do shumë kohë të vijë ende. Ajo që duhet të bëjmë tani është të jemi në gjendje të ndalojmë disa prej politikave të këqija që ka vendosur Joe Biden. Duhet të ndreqim ekonominë dhe nëse ndreqim ekonominë amerikane dhe të artikulojmë se si e bëjmë këtë, me prodhimin e energjisë, taksat më të ulëta, rregulla më të lehta, besoj se mund ta ndreqim këtë ekonomi. Bota tani e shikon shumë qartë se ekonomia gjatë presidencës Trump kundrejt ekonomisë së Biden, ja ku e keni përballjen mes Republikanëve dhe Demokratëve. Besoj se e gjithë bota dëshiron të ketë ekonomi Trump. Nuk do të kishim luftëra, do të kishim çmime më të ulëta të naftës, inflacion më të ulët dhe më shumë para në xhepat e amerikanëve të shtresës së mesme.

Çim Peka: Z. Grenell faleminderit shumë.
Richard Grenell: Ju falënderoj, gjithë të mirat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here