Nga Messi te Ronaldo, Benzema e Modric, sa shumë yje në skadencë kontrate

0
225

Botërori i Katar mbylli fazën e parë të sezonit, ekipet do të rikthehen në fushë në janar, kohë kur hapet edhe merkato e dimrit. Lojtarët, agjentët dhe klubet kanë nisur të bëjnë llogaritë pasi fundi i këtij sezoni gjen të lirë një pjesë të mirë të lojtarëve, janari është dritarja ideale për të negociuar, rinovim ose largim.

Kjo pritet të jetë një merkato e nxehtë pasi askush nuk dëshiron të humbas falas lojtarë si Messi, Ronaldo, Benzema, Rashford, Kroos, Kante e shumë të tjerë. Këto janë lojtarë që shumë klube do të investonin me kënaqësi t’i afronin në skuadër, sigurisht dëshira është t’i marrin falas në fund të sezonit.

Është thuajse e sigurt që Ronaldo do të largohet nga Man.United që në janar, deklarata e tij e fundit ka ndarë përfundimisht palët, mbetet vetëm për ku kuptuar mënyra e divorcit.

Messi është gjithashtu në përfundim të kontratës, PSG i ka vendosur në tavolinë një kontratë të re 1+1, por ideja për tu rikthyer sërish në Barcelonë në fund të këtij sezoni e tundon jo pak.

Pavarësisht se janë në fund të kontratës, Benzema dhe Kroos pritet të vijojnë karrierën e tyre në Madrid, palët kanë shprehur hapur dëshirën për të rinovuar.

Jorginho dhe Kante dy yjet e Chelasea pritet të jenë dy emrat më të lakuar në janar, pasi dëshira e tyre është të largohen nga Londra, edhe klubi është i hapur për oferta për të mos i humbur fals në fund të këtij sezoni.

Një tjetër emër i shumë përfolur është edhe Milan Skriniar, por sllovaku ka gjetur akordin total me drejtuesit e Inter për të rinovuar kontratën aktuale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here