Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se rritja e normës së interesit është një avantazh për të gjithë ata qytetarë që duan të investojnë në bonot e thesarit që janë me risk zero.
Rama shpjegoi se Banka e Shqipërisë ka rihapur sportelet që tua lehtësojë individëve aksesin në të gjithë degët e saj.
“Jemi në një fazë të rritjes së normave të interesit dhe pikërisht për këtë arsye pavarësisht shkaqeve që edhe këto janë të mirënjohur që lidhen me krizën e përgjithshme, rritja e normave të interesit është një avantazh për të gjithë ata që investojnë në bonot e thesarit që janë me risk zero.
Për këtë arsye BSH ka rihapur sportelet që tua lehtësojë individëve aksesin në të gjitha degët e saj.
Një hap pozitiv në funksion të kontakteve të drejtpërdrejta me qytetaret me BSH. dhe një shenjë kuptimplotë që banka u jep të gjithë atyre që dëshirojnë ose mund ta kthejnë investimin në bonot e thesarit me afatgjata. Kjo mundësi e krijuar nga kjo situatë për qytetarët dhe për çdo subjekt individ që dëshiron të përfshihet në investime në bonot e thesarit duke paguar një komision shumë më të vogël nga ajo që ofrojnë bankat e nivelit të dytë dhe duke i depozituar këto fonde në sportelet bankave dhe më pas duke i dorëzuar në BSH.
Ekonomia jonë është pjesë e të njëjtës hapësirë që është në presionin e luftës dhe të një agresioni që materializohet mbi ne përmes krizës së çminimit të energjisë, të cilën e kemi përballuar me shumë sukses pasi nuk është rritur fatura e familjareve dhe biznesit të vogël dhe inflacioni për shkak të luftës që është e pamundur që të eliminohet.
Është mbajtur në një lloj kontrolli më të madh se në vend e të tjera të rajonit si rezultat i mosarritjes së çmimit të energjisë”, tha Rama.
Nga ana tjetër ministrja e Financave dhe Ekonomisë deklaroi se do të nisë një fushatë sensibilizimi për të investuar.
“Ashtu sikurse dhe në bankat qendrore edhe Banka e Shqipërisë në zinxhir ka rritur normat e interesit që zinxhir rrit titujt qeveritar. Përfitueshmëria e investimeve në këto tituj, duke qenë se normat janë rritur është shumë i lartë se një vit më parë.
Kur flasim për tituj flasim për bono thesari dhe obligacione.
Sot do të fillojmë një fushatë ndërgjegjsuese sesi njerëzit mund të investojnë në bonot e thesarit dhe sesi mund të përfitojnë nga ato. Ne kemi hapur sportele në disa qytete për të marrë informacione dhe përfitime nga këto”, deklaroi Ibrahimaj.