Deputetja e Partisë së Lirisë Monika kryemadhi ka debatuar me Sokol Azizaj, avokatin e ish deputetit të PS Alqi Bllako, në lidhje me fajësinë e tij për Inceneratorët dhe punësimin e të atit si shpërblim.
Pjesë nga debati:
Eni Vasili: Keni thënë Incenberatorët po hetohen me regji. C’nënkuptoni?
Kryemadhi: Sepse sa herë shtrëngohet laku për të zbardhur Inceneratorët, që bëhet fjalë për Tiranën se dy të tjerat janë likuiduar nga shteti, i vetmi që merr para është Tirana. me regji është se gjëja e parë që duhet të bërë SPAK është të bllokojë pagesat e ta sekuesrojë si landfilld.
Inceneratori, biznes që vijon merr para.
Duke e sekuestruar paratë nuk do paguhen dhe bashkia mund ti vërë në shërbim të komunitetit. 10 mln euro vetëm nga bashkia Tiranë.
Eni Vasili: Pagat e babait të Bllakos…
Kryemadhi: Nuk është gjë e këndshme të shohësh kolegët në burg. Alqi Bllako ka qenë truri financiar për Fierin dhe Elbasanit. Për Tiranën skema është avancuar.
Avokati: Ajo çfarë nuk dua të ngatërroj është që është ndryshe të flasësh në politikë për fajësimin dhe ndryshe penalisht. Po ju rikujtoj se në pozicionin e Sekretarit të përgjithshëm, shefit të kabinetit të Presidentit, s’ka pasur një post të lartë sa të sillte akte me dëme financiare. Me këtë mbyll faktin nëse ka pasur faj apo jo.
Kryemadhi: Marrëdhënie avokat- i pandehur duhet të jetë i sinqertë ndryshe nuk do ta ndihmoni dot.
Bllako ju gënjen kur thotë a qenë shef kabineti i metës, 11 nentor 2018 ka ndërprerë marrëdhëniet, ndërsa marrëdhëniet fizike sipas regjistrit të Gardës, do shihni se nga 1 tetori s’ka shkelur më në Presidencë ndërsa babai i Bllakos ka nisur marrjen e pagesës në tetor.
Marrëdhënia juaj duhet të ketë e sinqertë ndryshe do jeni në pozitë të keqe politike e juridike. Bllako mori në qafë jo vetëm veten por edhe Kokën duke ja bërë të thjeshtë skemën. Kur ka qenë Sekretar i Përgjithshëm ka qenë hartues i korrespondencës dhe dokumenteve të ministrisë me qeverinë. megjithatë Koka e Bllako janë të vegjlit e kësaj gjëje.
Bllako mbrohet nga Veliaj e Rama. parulla e mua është e thjeshtë për mua për të gjithë juristët ”ndiq paranë! Dosjen s’ma kanë dhënë prokurorët se i bie të ma ketë dhënë burri i Armonela Felaj.