Vjen premierë filmi “Nji prej nesh”, historia e detektivit që lufton i vetëm të “zezat” e Tiranës duke u kthyer në anti hero

0
459

NJI PREJ NESH- vepra e pare e regjisorit Ergys Meta, vjen pas premieres nderkombetare ne festivalin e Cottbusit

Filmi do të shfaqet premierë në datë 17 Nëntor në orën 19:10 në Kinema Millenium (trailer i filmit https://www.youtube.com/watch?v=COyah-HLXJ8)

“NJI PREJ NESH”, eshte historia e Sulës, një efektivi policie, i cili vuan nga çrregullimet e stresit post-traumatik. Gjendja e tij rëndohet në kontakt me realitetin e përditshëm toksik te kryeqytetit. Ai ndjen se duhet të bëjë diçka që t’i jap kuptim jetës së tij. Por deri ku është i gatshëm të shkojë Sula për të bërë drejtësi, në një qytet ku korrupsioni ka kapur majat e hierarkisë së pushtetit? “NJI PREJ NESH” është një udhëtim eksplorues brenda mendjes së një personi çfarëdo, i cili ndihet i përgjegjshëm të bëjë diçka të rëndësishme për botën që e rrethon. Regjizori Ergys Meta shpjegon se përse ka zgjedhur të prezantohet me një vepër të tillë për herë parë me metrazh të gjatë.

“Zgjedh NJI PREJ NESH si vepër e parë sepse vendi im është i mbushur plot histori të tilla që në shumicën e rasteve mbesin të parrëfyera. Ndihem i përgjegjshëm të denoncoj një anomali shoqërore duke e vizualizuar me nota kinematografike një zgjidhje që do ringjall shumë pyetje, të cilave i takon audiences Shqiptare dhe të huaj t‘i pergjigjet. Dëshiroj ta tregoj këtë ngjarje në mënyrë të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë.“

Stili i filmit, Ballkan neo-noir metropolitan është një zhanër i cili ka gjetur një terren pjellor në botën e sotme të ngopur me filma me superheronj. Kryesisht sepse neo-noir rrotullohet rreth nje personazhi në petkun e një dedektivi që lufton i vetëm dhe me mjete pak ortodokse për të zgjidhur një mister, duke e bërë të jetë një anti-hero. Rrjedhimisht ai shëndrrohet në një figurë shumë popullore për publikun në mbarë botën. Qëllimi i këtij tregimi filmik është që një person çfarëdo pavarësisht nga aspekti social-kulturor, bëhët një element shumë i rëndësishëm i gjithë shoqërisë. Për regjizorin Ergys Meta historia e treguar nga këndveshtrimi i anti heroit ka një kuptim që shkon përtej moralit.

Filmi do të qëndrojë në Kinema Millenium dhe Cineplex TEG për dy javë që nga dita e premierës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here