Bashkia e Elbasanit do të jetë me fat të ketë kryetar, Luçiano Boçin!

0
160

Deputeti demokrat Edmond Spaho ka shprehur një mbështetje të fuqishme për kolegun e tij Luçiano Boçi, i cili i ka hyrë garës brenda PD-së për të fituar bashkinë e Elbasanit në zgjedhjet vendore të vitit 2023.

“Luçiano Boçi është kandidatura më e mirë për bashkinë e Elbasanit, – thekson Spaho. –  E tregoi në zgjedhjet e 25 prillit 2021 kur theu herësin dhe fitoi kundër parashikimeve të atyre në PD që nuk donin që ai të fitonte. Luçiano është politikan me mbështetje të madhe në Elbasan, politikan i pakonsumuar, luftarak dhe me rezultate. Bashkia e Elbasanit do të jetë me fat të ketë atë si kryetar bashkie. Unë besoj që Luçiano Boçi do të fitojë”, u shpreh ai.

Reagimi i Edmond Spahos në rrjetete sociale ka ardhur pas një mbështetjeje tjetër që iu dha Boçit publikisht nga  brenda PD-së, nga deputeti Dashnor Sula, i cili i garantoi kandidatit, mbështetje maksimale për fitoren.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here