Berisha , paralajmëron Ramën: Nuk do të ketë paqe dhe stabilitet në Parlament, do t’ju vijë populli i 12 nëntorit

0
175

Sali Berisha i ka dhënë një paralajmërim Edi Ramës se nëse vijon të kufizojë fjalën e deputetëve të opozitës nuk do të ketë paqe dhe stabilitet në Parlament dhe se populli opozitar mund të shkojë të flasë në foltoren e Kuvendit:
“Nuk ka parlament në botë që i ndan deputetët në 2 minutësh, 5 minutësh dhe 10 minutësh. Ky është akt i një burracaku që ka frikë nga populli opozitar.
Ka 4 muaj që shtypni të drejtat tona në këtë sallë, ka 4 muaj që mbani në kundërshtim me Kushtetutën rezuolutën e genocidit serb në Kosovë, ka 4 muaj që nuk respektoni as të drejtat më elementare. Kjo duhet të marrë fund nëse doni që të ketë paqe dhe stabilitet në Parlament. I keni shkelmuar çdo ditë. Kjo merr fund sot, se do të jetë populli shqiptar opozitar që do të flasë në këtë sallë. Ne viojmë këtu për të respektuar zgjedhësit tanë se për Taulant Sharrën dhe Edi Ramën na vjen turp që të jemi në një sallë. Asnjë makinacion s’funksionon më. I jap paralajmërim Edi Ramës të mos përdorë më atë gjuhë në këtë sallë. Atë mbaje në kuzhinën tënde në Surrel, në shpellën tënde të krimit. ”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here