Deputetët demokratë në krahun e Sali Berishës u është hequr emri nga grupi PD dhe për pasojë nuk janë vënë në listë për të diskutuar për progres raportin. Tritan Shehi dhe Ina Zhupa dhe Edmond Spaho hedhin dyshimin se pas kësaj është kalimi i projektit të portit të Durrësit që pritet të ndodhë seancën e ardhshme.
Tritan Shehu: “Ju e lexoni rregulloren siç ju intereson. Na hiqet e drejta për të folur. Ky është turp që bëhet nga këta”
Ina Zhupa: Mocionin me debat e keni bërë me kohë të kufizuar. Jam anëtare e gurpit të PD. Më është thënë që më është hequr emri nga grupi PD. Duke qenë se në asnjë pikë të rregullores nuk e gjej dot si është kufizuar koha e diskutimit të deputetit unë dyshoj që këta duan të limitojnë të bëjnë vetë marrëeshjen me maxhorancën dhe të mos na lënë të flasin e të bëjnë opozitë”
Edmond Spaho: “Mua nuk më përfaqëson as Alibeu, as Tabaku, as Balla dhe as ju. Unë njoh Kushtetutën dhe ajo më jep të drejtë të flas dhe rregullorja më thotë të flas 10 minuta. Kush jeni ju që më hiqni këtë të drejtë. Do të vijë Porti i Durrësit me marrëveshje.
Unë e di që nuk jam në listë se ju jeni bedelat e atij që ulet në karrigen kryesore. Jeni bedealt e atij që mbaron me viç nga Serbia. Kur kërkojmë të drejtën e fjalës kërceni si miza e kalit. Si ju janë dhe disa në krahun tonë. Jeni bërë turpi i qytetarëve shqiptarë”
Felaj: Ju nuk përfaqësoni grup. Nuk jeni në grup. Më rezultoni deputetë jashtë grupeve parlamentare.
Pezullohet seanca për 5 minuta