Igli Cara, kandidati i primareve të PD për bashkinë e Durrësit, denoncoi në Task Force mashtrimin e Edi Ramës me portin e Porto Romanos.
Ai ka krahasuar foton e google të këtij porti me projektin 3D të Edi Ramës dhe rezulton se projekti i ri nuk ka ndryshime me atë çka është në terren aktualisht.
Për portin e Porto Romanos qeveria do shpenzojë 9 milionë euro. Pas mega-aferës te Porti i Durrësit, me zhvatje kemi të bëjmë edhe te Porti i Porto Romanos.
Miliona euro do shpenzohen për hiç gjë.
Igli Cara: E kam denoncuar para ca kohësh, Rama tha do bëjmë projekt të ri. Foto poshtë projekti 3D i Ramës, lart foto nga google, mund ta bëjë kushto. Është i njëjti port që është sot, porti MBM, në zonën e Porto Romanos në Durrës. Mund të bëhet një kanal brenda që mund të quhet shtesë e projektit të Ramës, pra bëhet fjalë për të njëjtin port. Të thuash do bëjmë një port të ri, Rama duhet të kuptojë që nuk po e bëjmë me rënë, nuk po e bëjmë me tulla, por bëhet fjalë për një port, përveç investimit duhet të bësh edhe fizibilitetin, është një projekt që mund të jetë rreth 9 mln euro, i cili është tenderuar dhe po bëhet nga një kompani holandeze. Nuk kuptohet sa është sipërfaqja, Balluku thotë 130-200 hektarë, kam parë edhe një projekt tjetër që shkon deri te pista, pra Durrësi të rrethohet. Te porti i ri kemi dy elementë që duhet t’i sqaroj. Rama tha 2 miliardë, Balluku tha 1 miliard. Kush do t’i investojë këto? Në këtë gjendje ekonomie, dikur Balluku tha do të marrim kredi dhe autoriteti portual do t’i shlyejë. Kush na i jep ne këto? Kur borxhi publik është rritur në 102%. Rma thotë se duhet të zhvendosim portin se nuk përballon volumin. Ia ka thënë njeri se Porti i Durrësit përballon deri në 8 mln ton volume. Në rastin më të mirë kemi patur 4.8, këtë vit ndoshta nuk e kalojmë 2.5. Nuk kemi kaluar as 60% të kapaciteteve. E gjitha kjo është demagogji e cila shkon në dy gjëra. E para, porti aktual shuhet dhe shkon për miqtë e Ramës, për ndërtime, jo për marinën. Do më pëlqente të kishim një marinë detare.