Nesho: Rama, autokrat i pangopur. Reagimi popullor ndaj këtij regjimi mbushur me skandale, i justifikueshëm

0
114

Zv/kryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho thotë se çdo formë reagimi nga shqiptarët është e justifikuar sa kohë qeveria nuk mban përgjegjësi për skandalet e saj.

Në Çim Peka Live, Nesho tha se Edi Rama ka prishur kontratën me popullin shqiptar.

Ai e quajti kryeministrin autokrat të pangopur që nuk do të largohet edhe pse skandalet kanë mbuluar qeverinë si inceneratorët dhe tashmë edhe me Portin e Durrësit.

Agim Nesho: Pushteti ka kapur të gjitha institucionet e shtetit. Opozita po mendon për të ardhmen e shqiptarëve. Çdo ditë denoncojmë aferat korruptive të kësaj qeveri dhe nuk ka asnjë përgjigje. Përpara kësaj situate, ku nga njëra anë ata që kanë kapur dhe rrëmbyer pushtetin e nuk duan ta lëshojnë, kanë prishur kontratën me popullin shqiptar. Nuk ka një marrëveshje, as transparencë, as llogaridhënie, atëherë me të drejtë, liderët e opozitës, duke parë që edhe ky shtet i kapur nuk lejon edhe tempullin e demokracisë që të zhvillojë debatin për interesin publik që njerëzit të marrin vesh të gjitha ato miliarda dollarë, që nuk dihet kush janë pronarët e Portit të Durrësit, nuk japin llogari për gjysmë miliardët e inceneratorëve, me të drejtë thuhet që populli duhet të kërkojë. Ne kemi parë që në Francë për rritje 10 cent të benzinës, u dogj Parisi. Opozita po kërkon transparencë. Këta njerëz të tregojnë që janë të pazotë të drejtojnë vendin dhe të ikin. Ky reagim popullor është mëse i justifikueshëm. Kur thuhet flet populli, flet populli. Ne nuk duam ta kthejmë Shqipërinë si në Sri Lanka. Situata reale dhe papërgjegjshmëria e kësaj qeverie që nuk i ka ndodhur Shqipërisë në 100 vjet është më e rëndë se në Sri Lanka. Ky njeri, ky autokrat i cili po tregon nga dita në ditë jo vetëm që nuk do të lërë pushtetin, por është edhe i pangopur. I bëri inceneratorët, në vend që të ulte kokën, filloi të shante të gjithë Shoqërinë Civile, median, popullin opozitar sikur ishin gjëra të padrejta. U vërtetuan këto, drejtësia nuk po vepron. Drejtësia është e kapur. Çfarë duhet të bëjë ky vend? Ky njeri nuk mund të ikë për 100 vjet, mund të na japë edhe djalin e tij, nipin e tij e të thotë këta janë përfaqësuesit e Shqipërisë. A ka të drejtë ky popull? A kemi zgjedhur një regjim demokratik që të mbrojmë të drejtat tona? Se kjo është demokracia.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here