Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se amendamentet që ka depozituar në Kuvend për buxhetin e vitit 2023, do të evitojnë rëndimin e menjëhershëm të barrës fiskale.
Ndërsa po ashtu, mund të evitojnë dhe dekurajimin e profesionistëve të lirë, në mënyrë që ata të mos largohen nga vendi.
PL ka propozuar shtyrjen e taksimit për profesionet e lira deri në kalimin e krizës.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan:
“Amendamentet e Partisë së Lirisë për Projektbuxhetin 2023, për të evituar rëndimin e menjëhershëm të barrës fiskale dhe për të evituar dekurajimin e profesionistëve të lirë, në mënyrë që ata të mos largohen nga vendi”.