Skema/ Skandali me Bitcoin! Berisha: Këto call-centera janë nën mbrojtjen e Edi Ramës dhe Olsit

0
135

Berisha: Sipas të gjitha burimeve, këto call-centera janë nën mbrojtjen e Edi Ramës.
Që të informojmë saktë qytetarët, ka nisur një hetim i madh i call-centerave, që me telefonatat e tyre, orientojnë drejt investimeve qytetarë europianë.
Veprimtari kjo e palejuar në Europë.
Por nëse ky hetim nga SKAP-i i partisë vazhdon, janë nën mburojë të plotë, call-centerat që kryejnë një veprimtari të tmerrshme kriminale, të një lloji tjetër, një grabitje monstruoze e qytetarëve europianë në Gjermani, Spanjë, Itali, etj.
Kjo grabitje bëhet me bitcoin. Këto qendra nuk kontrollohen as nga SPAK dhe nga askush.
Famëzi Amant Josifi, është kreu i meduzës i kësaj afere.
Këta kanë një aplikacion që u thonë se duhet të blini bitcoin dhe ta vendosin në këtë kuletë dixhitale. Qytetarët e blejnë, e vendosin në këtë kuletë dixhitale, kujtojnë se e kanë këtu, por nuk e kanë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here