7 kandidatët e primareve te dega 5 dhe 12, Alimehmeti: Jam njeri i punës dhe jo fjalës. Këlliçi: Tirana policentrike. Bogdani: Të sjellim ndryshimin

0
121

Pas takimeve me anëtarët dhe simpatizantët e PD-së në degën 1 dhe 2 në Tiranë, 7 kandidatët e primarëve për Bashkinë e Tiranës u ndalën gjatë pasdites tek degët 5-së dhe 12-të.

Në fjalën e tyre kandidatët deklaruan se qëllimi kryesor i tyre është bashkimi i Partisë Demokratike dhe Shqipërisë.

Kandidatët e primareve të PD deklaruan se ndryshimi duhet në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm në Tiranë.

Fatmir Merkoçi: E kam nisur rrugëtimin pa asnjë lloj interesi personal dhe thjeshtë për atë çka më kanë lënë të parët e mi. Nëse ju votoni Fatmir Merkoçin në bazën e kontributeve dhe të vlerave, unë Erion Veliajn e largoj. Bashkinë do e drejtojë me politikë. Do të bëjë politika për bashkinë. Nëse ju më votoni mua, unë do të bashkojë partinë. Sepse unë nuk kam armiqësi me asnjë demokrat. Nëse ne bashkohemi fitojmë

Julian Deda: Nga sot e tutje unë kam dëshirë të punoj në grup. A kemi ne plan? Ne jemi vizion, ne jemi vizionarë. Shikoni çfarë garë të bukur bëjmë ne. Ne ja dalim, me kokën lart, me dy gishta lart dhe sytë kokërr

 

Enkelejda Fejzo

 

Meqënëse unë merrem me mirërritjen dhje shërbimin e fëmijëve ju garantoj një gjë, nuk do të lejoj asnjë çerdhe, asnjë kopsht që merr ashensorin për të ngjitur fëmijët. Për mua kjo është një vdekje. Unë mendoj që rinia është në rrezik, arsimi është në rrezik, familja është në rrezik dhe atdheu është në rrezik. Sigurisht urbanistika ka vendin e vetë, duhet të hapen qendra qëndrat  për mirërritjen, shërbimi n dhe rehabilitimin, këshillimin, por të gjitha këto. Jeni të mirëpritur për këdo që ka probleme, e të dëgjohen.

 

Gerti Bogdani: Jemi të gjithë bashkë këtu për një qëllim shumë të rëndësishëm, për një qëllim për Shqipërinë. Koha për ndryshim është për të gjithë Shqipërinë. Duke qenë së bashku nga kjo sallë në çdo cep të Tiranës, do të sjellim ndryshimin edhe për Shqipërinë. Sot çdo familje e ka nga një të larguar, e kanë nga një mik që ka marrë valixhet për të ikur nga ky vend. Të ndërtojmë një bashki që i jep shpresë qytetarëve që të mos marrin gomonet e të ikin në Angli.

 

Adriana Kalaja: Vendimi i parë që do bëj është futja e ligjit për referendumin vendor. Ky është një ligj që i jep të drejtën e votës çdo qytetari për të përcaktuar qoftë me ato investime në zona të ngushta, në lagje apo rrugica, por edhe investime që lidhen me gjithë Tiranën dhe me disa ndërtime që janë bërë në kundërshtim me ligjin, por edhe që përfaqësojnë një pjesë të errët të historisë.

 

Ilir Alimehmeti: Unë jam njeri i punës jo i fjalës. Mund t’ju jap tre linjat e shpejta; ndërprerja e pacenueshmërisë, urbanistika dhe taksat. Unë do ju risjell një koncept që e keni dëgjuar dhe më parë në 2007 nga i ndjeri Olldashi, mekanizimi i ekuilibrit mes përgjegjësive dhe karrierës, që bazohet mbi modelin e inventari të një kontributi dhe kontrivuteve të secilit anëtar dhe secilit qytetar. Drejt kësaj mund të shkojmë vetëm bashkë.

 

Belind Këlliçi: Me ndihmën e qytetarëve të Tiranës, unë jam i bindur se më 14 maj ne Bashkinë e Tiranës do ta fitojmë dhe kjo është e sigurt. Nëse fitoj do të kërkoj rihapjen e çështjeve të kryebashkiakut aktual. Tirana ka nevojë të jetë policentrike. Tirana ka nevojë të jetë një qytet proporcional, ku ka vend edhe për makinat, edhe për biçikletat edhe për karrocat me fëmijë.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here