Në dosjen hetimore të SPAK për inceneratorët zbardhet edhe një udhëtim që Etleva Kondi, anëtare e komisionit të dhënies së koncesionit, ka kryer në drejtim të Italisë me datë 26 shkurt 2016. Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për “BalkanWeb” ajo ka udhëtuar nga Rinasi në drejtim të Romës.
Ndërsa është kthyer për Rinas dy ditë më vonë, së bashku me Mirel Mërtirin dhe Arenc Myrtezanin. Ky i fundit është emëruar më vonë administrator i shoqërisë koncesionare të inceneratorit të Fierit.
Sipas SPAK paratë për biletat e avionit për Kondin dhe shpenzimet për hotelin janë paguar nga Klodian Zoto.