Bashkia e Shkodrës ka dhënë informacion mbi situatën e përmbytjeve pas motit të keq të ditëve të fundit. Janë rreth 1700 ha tokë të përmbytura. Ndërkohër janë 26 familje të evakuuara teksa 5 banesa janë nën “pushtetin” e ujit. Ujësjellësi Oblika 1, si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
Përmbytje të shumta u raportuan në vend si pasojë e reshjeve të dendura gjatë ditëve të fundit. Zonat më problematike u raportuan në Shkodër dhe Lezhë, me toka dhe banesa të përmbytura.