FOTO/ I përmbyti shqiptarët, Rama mbron vjedhjet dhe zyrtarët e tij

0
112

Këto pamje tregojnë një Shqipëri mesjetare, e mbytur nën ujë, e cila nuk ka një qeveri që të kujdeset për ta. Fotot vijnë nga Shkodra, zona më e prekur nga përmbytjet.

Por edhe pse portat e hidrocentraleve janë hapur duke shkaktuar përmbytjet, qeveria ka vazhduar manovrat e saj me blerjen e energjisë.

Pasi mediat denoncuan se qeveria po blinte energji në mënyrë skandaloze, teksa vazhdonte shkarkimet, KESH nisi të shiste energji me një çmim katër herë më të lirë. Thuajse të gjithë mediat raportuan këto të dhëna që janë lehtësisht të verifikueshme.

Por kryeministri Edi Rama, që nuk është dukur askund në terren në këto momente të vështira, ka vendosur të ‘cicërojë’ disa reagime në mbrojtje të vjedhjeve dhe zyrtarëve të tij.

Fillimisht ai sulmoi Top Channel që shkruante se energjia po shitet katër herë më lirë.

“Gënjehet pa të keq fare, sikur këndohet, bjeri t’i biem, një orkestër e tërë e injorancës dhe ligësisë, kanal më kanal portal më portal, shifra futja kot, fjalë rromapërtoma për të helmuar popullin e nxitur urrejtjen ndaj qeverisë! Deri në pikën që s’ka më asnjë logjikë…,” shkroi Rama.

Më pas ai sulmoi BalkanWeb që shkruante se kryebashkiakja e Durrësit nuk duket gjëkundi gjatë përmbytjeve, madje organizon festë gala.

“Mjerë kush hyn në këto kanale, lexon e kujton se informohet, po veç helmohet me gënjeshtra të trasha, jashtënxjerrje e neveritshme e helmit që verbon e nxit urrejtjen… Kryetarja e bashkisë Durrësit në krye të detyrës, pranë njerëzve me tërë punonjësit, ndërsa këta të paudhë,” shkruan Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here