Berisha: Shqiptarët dy herë në historinë e tyre kanë qenë popull i gomoneve, në 1991 dhe sot

0
140

“Shqiptarët dy herë u bënë popull gomonesh në historinë e tyre, pas 45 vitesh izolim kur dolëm kockë e lëkurë dhe tani pas 30 vitesh liri”.

Kështu u shpreh kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij gjatë takimit me krerët e degëve të Tiranës në selinë blu.

Berisha akuzoi qeverinë se ka varfëruar shqiptarët të cilët tashmë shohin si rrugëzgjidhje largimin nga vendi duke rrezikuar edhe jetën.

“Shqiptarët dy herë në historinë e tyre kanë qenë popull i gomoneve. Ata ishin popull i gomoneve kur dolën nga diktatura, si qeniet e treta më të varfra të planetit. Dhe pavarësisht se fituan lirinë politike, ishin në thundrën e tmerrshme të tiranisë së mjerimit që trashëguan. Sot pas 30 vitesh ata janë popull i gomoneve, jo se janë, si në vitin 1991, jo. Janë vite drite larg vitit 1991, por prap popull gomonesh se ka një regjim të pashembullt në Europë, që u vret atyre shpresën, u jep pasigurinë më të madhe. Kanë një kryeministër që riprodhon çdo ditë modele të etërve të tij.

Në burg i kishte bërtitur dy ditë më parë Mit’hat Hazbiut, një demokrat i vjetër, për faktin se i kishte thënë pse vjen këtu kur nuk ka përmbytje dhe pse nuk shkon në Shkodër ti kryeministër. Humbet kontrollin dhe u thotë gardistëve në burg. Është një shembull nga më mikroskopikët e qëndrimeve të tij. Prandaj dhe ne duhet ti japim një rëndësi të jashtëzakonshme kësaj proteste. Zëri i popullit opozitar duhet të jetë paralel me zërin e përgjegjësit kryesor, personal të dramës shqiptare që zhvillohet në detërat dhe vendet e tjera në këtë periudhë”, theksoi kreu demokrat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here