Një pjesë e konsiderueshme e pacientëve kanë nevojë për ato që njihen si materiale sinteze, ku hyjnë protezat e gjurit dhe çapokut apo vidat. Ato kanë kosto shumë të larta që variojnë deri në 1500 euro për shkak se janë të veshura me materiale të kushtueshme, siç është platini.
Mjekët e këtij spitali pranojnë jashtë kamerave se madje herë pas here pezullohet edhe aktiviteti në sallat e operacionit. Që nga viti 2016 spitali i Traumës një pjesë të buxhetit e merr nga Ministria e Mbrojtjes dhe një pjesë nga ministria e shëndetësisë.
Por buxheti që alokohet në fillim të vitit nga Fondi i sigurimeve shëndetësore, nuk mjafton për të përmbushur kërkesat që ka Spitali Universitar i Traumës, qoftë për paga dhe shpërblime, qoftë për blerje medikamente.
Për vitin 2019, spitali i Traumës kishte një buxhet total prej 1.2 mld lekë, ndërsa për vitin 2020 buxheti i lëvruar ishte 1,5 mld lekë. Por, sipas KLSH-së, këto para nuk mjaftojnë as për të paguar pagat.
Të dhënat e mbledhura nga KLSH tregojnë se buxheti fillestar i spitalit, nuk mjaftonte për të përballuar rastet e traumave, aksidenteve apo urgjencave të ndryshme. Për këtë arsye, gjatë vitit 2020 hartoi vazhdimisht kërkesa për fonde për medikamente, materiale mjekësore dhe kërkesa të ndryshme në funksion të shërbimit spitalor.
Referuar informacioneve nga mjekët, spitali ka probleme edhe me realizimin e analizave bakterologjike, konretisht antiobiogramës, pasi mungojnë epruvetat dhe pambuku. Në këto kushte drejtoria e spitalit u ka thënë mjekëve ti sigurojnë vetë nëse duan ti dërgojnë për analiza.
Vetë drejtoria e spitalit nuk iu përgjigj kërkesës së “Inside Story” për të sqaruar pretendimet e mjekëve. Mungesat e shumta kanë sjellë luëzimin e farmacive përreth spitalit të Traumës sidomos atyre me materiale ortopedike.
Pavarësishst se janë shumë të shtrejta, nëse një protezë gjuri apo një vidë që kushton me mijëra euro dhe që duhet të ta sigurojë shteti nuk e gjen në spital, mund ta gjesh gjithmonë në farmacitë private.
Vetë farmacitë pranojnë se këto materiale të shtrenjta, që çdo vit hanë rreth 2 mln dollarë nga xhepat e qytetareve mund ti gjesh në tregun e hapur farmaceutik/TCH