O Taulant! O SPAK! Duam ta dimë,përse u vra avokat Ravik Gurra?!

0
235

Nga Ylli Manjani

Ravik Gurra në kursin tonë në fakultet ishte hazërxhevap.

Nuk ta përtonte as përgjigjen e as batutën therëse.

Në ato vite filluan dhe protestat studentore dhe Raviku ishte promotor i zjarrtë i tyre.

Pas shkollës, provoi të punonte në Shqipëri, por disi u josh të largohej në Angli. Punoi e krijoi familje atje.

U kthye në Shqipëri relativisht vonë. Kishte marrë kulturë të mirë angleze.

“U ktheva. Anglia është e mirë për fëmijët, jo më për mua”- më tha kur e takova atë vit sapo ishte kthyer.

Nuk kisha dëgjuar më për të deri ditën që mësova lajmin e kobshëm të vrasjes. Shokët e mi gjykatës e prokurorë, që kishin më shumë njohje pune me të, më thanë se nuk e kuptonin aspak pse e vranë.

U trishtuam shumë!

Nuk ka pse vritet avokati.

Pse duhej vrarë Raviku?!

Këto ditë lexova për disa përgjime dhe për një Taulant të PS-së, që mund të ketë dijeni për këtë ngjarje.

O Taulant!

O SPAK!

Duam ta dimë,përse u vra avokat Ravik Gurra?!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here