Xhixho: Vendimi i BE për të anuluar grantin prej 28 milionë euro është një shuplakë fytyrës për qeverinë e Edi Ramës

0
130

Nga Erisa Xhixho

Vendimi i BE për të anuluar grantin prej 28 milionë euro është një shuplakë fytyrës për qeverinë e Edi Ramës.

Projekti pa asnjë transparencë dhe me urgjencë ka marrë sot përgjigjen e qartë të Bashkimit Europian.

Qeveria duhet ta dijë se nuk mund ta përdorë një prej pronave më strategjike të vendit për të pastruar para dhe nuk mund të çojë përpara një projekt që bie ndesh me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, duke rrezikuar të ardhmen europiane të shqiptarëve.

Skema e radhës e qeverisë “Rama” është e destinuar të dështojë. Anulimi i fondeve është vetëm hapi i parë.

Integrimi europian i vendit bëhet duke u bazuar në vlerat e BE-së, shtetit të së drejtës, demokracisë, transparencës dhe llogaridhënies. Mënyrë tjetër nuk ka!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here