Sa herë që e dëgjoni të ulëras dhe të shaj, dijeni se e ka një hall

0
162

Nga Luçiano Boçi

Për këdo që është çuditur me qulljen e Edi Ramës në seancë teksa fliste për megaaferën e “Portit të Durrësit” më së paku duhet t’i kuptojnë hallin! Duhet kuptuar halli i dikujt që duke u fshehur pas Mit’hat Frashërit, Ismail Qemalit, Gjergj Fishtës, Napoleonit dhe Fan Nolit përpiqet t’i hedh hi sy shqiptarëve për vjedhjen e pasurisë së tyre më të madhe kombëtare.

 

?Leksiku i zgjedhur i Edi Ramës ngjason shumë me fjalimet e viteve të shkuara kur nga e njëjta foltore betohej dhe përbetohej se inceneratorët do të ishin shpëtimi për “plehërat që kishin mbytur” Shqipërinë. Për ironi të këtij shpëtimtari të madh të shqiptarëve, teksa në Parlament flitej për aferën e Portëve të Durrësit nga Edi Rama, deputeti i tij dënohej me burg për Inceneratorin e Elbasanit!

 

?Nëse ka zgjedhur t’i shkojë deri në fund marrëzisë për t’i rrëmbyer shqiptarëve portin i ka bërë llogaritë gabim. Koha kur shokët e tij bënin burg për shefin e tyre nuk do të përsëritet. Faturën e madhe që po i prodhon shqiptarëve do të duhet ta paguaj ai vetë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here