Një laborator droge është zbuluar pasditen e së enjtes në zonën e Fratarit në Fier, e cili dyshohet se përpunonte lëndë narkotike të llojit kokainë.
Në operacion janë angazhuar SPAK, policia dhe partnerët, ndërkohë që momentalisht raportohet për disa persona të arrestuar.
Lënda narkotike dyshohet se ka hyrë në vend nga Kolumbia dhe përpunohej në këtë laborator.
Operacioni është organizuar nga DEA amerikane në bashkëpunim me SPAK dhe policinë malazeze. 400 kg pleh kimik ka ardhur nga Mali i Zi me Shqipëri e përzier me kokainë.
Deri tani janë arrestuar 15 persona. Katër të arrestuarit në Tiranë gjatë ditës së sotme janë pjesë e këtij grupi. U arrestuan sepse kanë dalë në përgjime dhe mbaheshin në vëzhgim. Gjatë operacionit u sekuestruan dhe 2 kallashnikovë, një shotgun dhe një çifte.